Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim.
Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Sh. N., 35 vjeç, banues në fshatin Sopot, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë, me vendimin e datës 01.04.2022, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
—
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasja E. B., 38 vjeçe, banuese në Bajram Curri, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshorti i saj shtetasi Sh. M., se kjo shtetase ka braktisur fëmijët e mitur, të cilët i kishte në kujdestari me vendim gjykate.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.