Tropojë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Interrupt”

Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në terren të hapur dhe në terren të mbyllur.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Interrupt”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tropojë.

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, ndalohen 2 autorët e dyshuar, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Procedohen në gjendje të lirë kryetari i fshatit dhe inspektori i pyjeve, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas një hetimi 2-mujor, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në njësinë administrative Lekbibaj, ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Interrupt”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

GJ. D., 53 vjeç, banues në Tiranë dhe A. P., 42 vjeç, banues në fshatin Salcë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit R. P., 31 vjeç, banues në fshatin Salcë dhe A. S., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në zona të ndryshme, në njësinë administrative Lekbibaj.

Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit: N. R., me detyrë kryetar i fshatit Palç dhe Gj. P., me detyrë inspektor i pyjeve dhe mjedisit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.