Tiranë/Zhvillohen takime sensibilizuese në shkolla, në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”

Tiranë/Policia vijon takimet sensibilizuese në shkolla, në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”.
Në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”, që synon parandalimin e fenomeneve negative dhe rritjen e ndërgjegjësimit tek nxënësit për sjellje të sigurta, shërbimet e Komisariateve të Policisë të DVP Tiranë kanë zhvilluar takime sensibilizuese në disa shkolla të kryeqytetit.
Gjatë takimeve, punonjësit e Policisë bashkë me oficerët e sigurisë në shkolla, kanë zhvilluar bashkëbisedime me nxënësit për tema të ndjeshme dhe aktuale, si:
•dhuna dhe bullizmi në shkollë;
•trafikimi i të miturëve dhe pasojat e tij;
•siguria gjatë përdorimit të internetit dhe rrjeteve sociale;
•respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe përgjegjësia qytetare.
Oficerët kanë ndarë me nxënësit këshilla praktike dhe shembuj konkretë nga puna e përditshme, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin e sjelljeve të rrezikshme dhe forcimin e bashkëpunimit mes Policisë dhe komunitetit shkollor.
Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Tiranës, do të vijojë të zhvillojë aktivitete të tilla në të gjitha shkollat e kryeqytetit, me synimin për të krijuar një mjedis më të sigurt, më të ndërgjegjshëm dhe më të shëndetshëm për të rinjtë.
https://youtu.be/kpI9bb6snVQ