Tiranë/Vijojnë takimet sensibilizuese në shkolla.
Dje, Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Nr. 6, zhvilloi dy takime ndërvepruese me stafin e organizatës “Terre des Hommes” me grupe nxënësish të moshave të ndryshme.
Qëllimi i këtyre takimeve ishte forcimi i bashkëpunimit midis Policisë, organizatave partnere dhe fëmijëve, duke promovuar edukimin qytetar dhe zhvillimin e kompetencave sociale në moshë të hershme.
Gjatë aktivitetit u prezantuan konceptet themelore të hulumtimit, rëndësia e pjesëmarrjes së fëmijëve në proceset vendimmarrëse dhe roli i Policisë në garantimin e një mjedisi të sigurt e mbështetës për ta.
Policia e Tiranës do të vijojë të mbështesë iniciativat edukative dhe ndërgjegjësuese, me qëllim forcimin e partneritetit me komunitetin dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të fëmijëve dhe të rinjve.
