Tiranë/Zhvillohen aktivitete sensibilizuese në kuadër të programit “Siguria e të Rinjve”

Tiranë/Vijojnë aktivitetet sensibilizuese në kuadër të programit “Siguria e të Rinjve”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në kuadër të programit “Siguria e të Rinjve”, vijon organizimin e takimeve sensibilizuese në disa shkolla 9-vjeçare të kryeqytetit.
Gjatë këtyre sesioneve ndërvepruese, punonjës e Seksionit të Policimit në Komunitet zhvillojnë biseda informuese me nxënësit, me fokus në temat:
•parandalimin e dhunës dhe të bullizmit;
•sigurinë rrugore dhe respektimin e rregullave të qarkullimit;
•shmangien e sjelljeve me risk, përfshirë përdorimin e substancave të ndaluara;
•sigurinë në internet dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Nxënësit marrin pjesë aktivisht me pyetje dhe diskutime, ndërsa punonjësit e policisë theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin shkollor për të garantuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për fëmijët dhe të rinjtë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë do të vazhdojë zhvillimin e këtyre aktiviteteve në kuadër të programit “Siguria e të Rinjve”, me synim rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e besimit mes nxënësve dhe strukturave të Policisë së Shtetit.
https://youtu.be/w_3RoA5cEic