Tiranë – Zbardhet në kohë rekord nga Komisariati i Policisë Nr. 6, zjarrvënia në fshatin Roshnje, Njësia Administrative Pezë

Zbardhet në kohë rekord nga Komisariati i Policisë Nr. 6, zjarrvënia në fshatin Roshnje, Njësia Administrative Pezë.

Arrestohet në flagrancë një 65-vjeçar, si autor i dyshuar i zjarrvënies.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Roshje, Njësia Administrative Pezë, kishte rënë zjarr dhe për pasojë ishte djegur një sipërfaqe e konsiderueshme ullishtesh, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A. U., 65 vjeç, banues në Pezë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas kishte ndezur një zjarr në pronën e tij, i cili i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë dëmtuar ullishtet që ndodheshin në kufi me pronën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.