Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Vijon zbatimi i masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në kryeqytet.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit të lirë të automjeteve në kryeqytet, po vijojnë kontrollet intensive për moslejimin e zënies së hapësirave publike, ndalimin e parkimeve të dyfishta, të parkimit të automjeteve në korsitë e dedikuara për autobusët dhe emergjencën dhe çdo tjetër shkelje që pengon qarkullimin normal të automjeteve.
Automjetet e konstatuara në shkelje janë ndëshkuar me masa administrative, ndërsa ato të parkuara në korsitë e dedikuara janë zhvendosur me karrotrec.
✅ Këto masa ndërmerren me qëllim lirimin e trafikut, rregullimin e qarkullimit në zonat me fluks të lartë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, në çdo kohë, dhe ndaj drejtuesve të automjeteve që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve/përdoruesve të rrugës, do të merren masa të menjëhershme dhe ligjore.
♂️ Policia e Tiranës apelon për respektimin e sinjalistikës dhe të rregullave të qarkullimit dhe të mos pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe emergjencës.
#SiguriRrugore
