Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 56 vjeç, pasi në biznesin e tij, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. B., 40 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E. M., 34 vjeç, B. D., 42 vjeç, U. K., 39 vjeç dhe F. F., 42 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
V. Zh., 59 vjeç, pasi është përfshirë në një përplasje me motomjetin me drejtues shtetasin E. Z., 42 vjeç dhe pasagjere B. Z. Si pasojë është dëmtuar shtetasja B. Z., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 16.08.2021, në rrugën “Sotir Polena”, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit N. L., 44 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Më datë 16.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I. D., 50 vjeç, pasi dyshohet se në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit Q. Z. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Më datë 17.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit D. A., 43 vjeç dhe D. A., 48 vjeç, sepse në lagjen nr.2 Kavajë, 43-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Volvo” ka goditur mjetin tip “Benz” me drejtues A. I., 30 vjeç, dhe më pas në bashkëpunim me vëllain e tij 48-vjeçarin, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. I.
Më datë 16.08.2021, në rrugën “Muhamet Deliu”, kanë vjedhur disa sende me vlerë dhe një shumë parash në banesën e shtetases K. B., 51 vjeçe. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
. Më datë 16.08.2021, në plazhin e Spillesë, aksidentalisht, ka rrezikuar të mbytet shtetasi i mitur 15-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.