Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Këta shtetas iu kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, 3 shtetasve, duke i kanosur ata me mjete prerëse.
Sekuestrohen sende personale, të dyshuara të vjedhura.
Disa ditë më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në inteligjencën informative, në kuadër të këtij operacioni, kanë vënë në pranga 2 shtetas, si dhe ka nisur procedimi penal për 1 tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, në vijim të operacionit policor të koduar “Saga”, kanë zhvilluar hetime për dokumentimin e rasteve të vjedhjeve të ndodhura në juridiksionin e këtij Komisariati.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 17 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas 14 vjeç. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi O. M., 17 vjeç.
Këta shtetas, gjatë ditëve të fundit, iu kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, 3 shtetasve, duke i kanosur ata me mjete prerëse.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sende personale, të dyshuara të vjedhura.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.