Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.
Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, një rast i organizimit të lotarive të palejuara, në ambientin e një lokali.
Vihet në pranga 1 shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur 1 rast të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.
Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi:
– A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë, në një lokal, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.