Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Catch”, kapen 2 shtetas që ishin në kërkim

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Catch”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapen 2 shtetas të dënuar nga Gjykata e Tiranës, me burgim, për prodhim/shitje narkotikësh.

Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, të kryera në vijim të operacionit “Catch”, kapi dhe vuri në pranga shtetasit e shpallur në kërkim:

-D. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-J. H., 23 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.