Tiranë/Vijon megaoperacioni policor, antidrogë, i koduar “Blloku 33”.
Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim gjatë tij, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në lokalet e natës, në kryeqytet.
Shkon 27 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të megaoperacionit.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit “Blloku 33”, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapën në Kashar, dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 33 vjeç.
Për të është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijojnë kërkimet për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.