Tiranë/Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan shtetasin E. Ç., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka dhënë shërbimeve të Policisë Rrugore, një leje drejtimi, të dyshuar të falsifikuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasit A. B., 37 vjeç, banues në Rrogozhinë, dhe J. K., 45 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- E. J. 28 vjeç, banues në Lushnjë, dhe E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
- K. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga;
- B. B., 19 vjeç, banues në Kamzë, pasi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Gj., 35 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 35-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.