Tiranë/Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 69 vjeç, banues në Laknas, pasi ditën e djeshme, në Laknas, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., 69 vjeç, dhe ka plagosur shtetasin I. K., 23 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. H., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin B. P., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

  • E. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një dyqan ku ka qenë i punësuar;
  • H. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një debati për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin I. T., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin M. B., 55 vjeç.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

  • D. D., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi në afërsi të “Casa Italia-s”, drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një autobus dhe me kangjellat e rrugës;
  • A. M., 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një automjet. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.12.2023, rreth orës 09:40, në Kashar, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i dytë në katin e parë të banesës së saj, shtetasja S. P., 82 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.