Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. V., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyë shtetërore ose një shërbim publik”, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim te Spitali i Traumës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Q., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti).
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– J. B., 46 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
– A. B., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
– Xh. A., 23 vjeç dhe proceduan penalisht shtetasen L. S., 23 vjeçe. Shtetasi Xh. A., duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen L. S., dhe si pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin me drejtuese shtetasen L. S;
– K. L., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Shtetasi K. L., duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen M. A., dhe për të shmangur masën administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.