Tiranë – Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit:

– E. V., 26 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të afërmve të tij;

– R. K., 65 vjeç, banues në Paskuqan, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shtetasi R. K., për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin M. M. Gjatë konfliktit 65-vjeçari e ka goditur shtetasin M. M me mjet prerës, dhe i ka dëmtuar mjetin, me sende të forta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 55 vjeç, dhe M. B., 39 vjeçe (bashkëshortë), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit R. B. (vëllai i 55-vjeçarit).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– R. A., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;

– K. R., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

– V. P., 31 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.