Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin I. L., 28 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Gjithashtu, po këto struktura arrestuan në flagrancë shtetasit A. D., 66 vjeç, dhe F. D., 61 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetaset F. A., 37 vjeçe e K. P., 40 vjeçe, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. K., pasi këto shtetas, me vetëgjyqësi, kanë hyrë në banesën e shtetasit K. K., 41 vjeç, i kanë dëmtuar orenditë shtëpiake dhe më pas, gjatë shoqërimit, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke vjedhur në një objekt. Nga verifikimet ka rezultuar se 32-vjeçari, duke dalë jashtë banesës, kishte shkelur edhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.