Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-E. D., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policië, shtetasit E. D. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës;
-E. L., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. D., 19 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-I. L., 62 vjeç, banues në Tiranë dhe E. B., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
-B. M., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;
-S. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
—
Spëcialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin B. Q., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, shtetasen E. B., 23 vjeçe.
—
Më datë 03.06.2022, shtetasi A. M., 39 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur, shtetasja A. M., 14 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Më datë 03.06.2022, shtetasja S. I., ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më bashkëshorti i saj, shtetasi A. I., 33 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.