Tiranë – Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. K., 32 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. F., 45 vjeç, pasi pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 muaj e 21 ditë burg, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. Q., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;

– A. B., 55 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur;

– D. P., 48 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A. S;

– Sh. H., 20 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit E. T., 20 vjeç, dhe A. S., 24 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin L. S., 63 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi në Rrugën e Barrikadave, ka ngacmuar seksualisht një shtetase 20 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasit:

– V. G., 35 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, shtetasen E. Gj., 29 vjeçe;

– A. C., 26 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur një punonjës policie në Kavajë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale