Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Q., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

G. G., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit;

E. F., 45 vjeç dhe K. L., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;

F. B., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit, është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.