Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. B., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin e shtetasit T. Ç., 52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. T., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– M. N., 21 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

– A. N., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Më datë 08.06.2022, shtetasja V. L., 60 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi A. Gj., 66 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.