Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. V., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. A., 37 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një shtetase 16 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. C., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;

– I. A., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi është kapur duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar;

– E. Ç., 54 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Kjo shtetase, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R. T., duke shkaktuar dëme materiale. Pas ndalimit nga punonjësit e Policisë, shtetasja E. Ç. nuk i është bindur urdhrave të tyre, për të kryer testin e alkoolit.
—-
Më datë 21.04.2022, në orët e para të mëngjesit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin K. D., 22 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili pasi ka marrë mjekim në spital, është larguar në banesë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.