Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës arrestuan shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi A. M., ditën e djeshme, në rrugën “Islam Alla”, ka vrarë me armë zjarri shtetasit D. M., 44 vjeç dhe N. M., 33 vjeçe. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur gjatë krimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin R. D., 22 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një të mitur 16 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një kondicioner, në pronësi të shtetasit A. L., 34 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin G. T. (M)., 43 vjeç, pasi është kapur duke vjedhur në banesën e shtetasit A. D., në rrugën “Shaban Jegeni”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin M. M., pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin:
– A. O., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit;
– S. Th., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka hyrë në oborrin e një banese, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke aksidentuar shtetasen M. Ç., 25 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
—
Më datë 30.08.2022, shtetasi Xh. B. ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi A. B., 40 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.
—
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 31.08.2022, në Mjull Bathore, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.