Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin A. Gj. (D)., 34 vjeç, banues në Mirditë, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka tentuar të vjedhë në një banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin E. I., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masen e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– Xh. Q., 24 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin Gj. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi Xh. Q., duke drejtuar automjetin, në rrugën “Besim Alla”, ka aksidentuar këmbësoren H. T., 56 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa shtetasi Gj. D. nuk ka kallëzuar për aksidentin e ndodhur. 56-vjeçarja e aksidentuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– H. F., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
– E. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme peocedurale.