Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetases E. Sh., 46 vjeçe, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Mashtrimi”, duke dalë jashtë banesës së saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Sh. Sh., 51 vjeç dhe E. U., 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur;

– A. M., 22 vjeç dhe H. B., 33 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi;

– E. S., 33 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht shtetasin M. P., 31 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një shtetase 21 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasit e mitur D. B., 16 vjeç dhe D. Ç., 17 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, një bashkëmoshatar të tyre.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 po punojnë për kapjen e shtetasit A. M., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka dëmtuar mjetin e shtetasit G. K., 23 vjeç dhe më pas e ka goditur 23-vjeçarin, me sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.