Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 21 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësve të Policisë”. Ky shtetas ka kundërshtuar kontrollin fizik nga shërbimet e Policisë, gjatë të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 21-vjeçari kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në burg”, duke dalë jashtë banesës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin U. A., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale ”Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin D. A., 50 vjeç, banues në Sauk, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 39 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin F. S., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.