Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin B. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • S. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
  • E. S., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– K. D., 30 vjeç dhe E. M., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Më datë 21.09.2023, në fshatin Maknor, shtetasi E. D., 32 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsjëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.