Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin në kërkim R. L. (F.) 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan me iniciativë shtetasin A. J., 37 vjeç, pasi ka shitur automjetin e një shtetasi tjetër dhe nuk ia ka dhënë shumën e parave të shitjes, atij.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin M. L., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– E. L., 34 vjeç, banues në Skrapar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
– Z. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale