Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 49 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K., 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Laprakë, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin A. S., 34 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– S. U., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur;
– F. K., 35 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. P., 25 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin P. O., 48 vjeç, me detyrë drejtor në një shkollë në Kamzë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi sipas pamjeve të transmetuara në një emision investigativ, ka keqtrajtuar dy nxënës. Pas verifikimeve të kryera, dyshohet se videoja është realizuar para 4 viteve.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin J. H., 32 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka goditur me grusht shtetasin I. U., 51 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit A. L., 41 vjeç, dhe B. S., 51 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin L. B., 53 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka goditur me grusht shtetasin E. F., 53 vjeç.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. S., 42 vjeç, pasi ka goditur me mjet prerës në këmbë, shtetasin M. T., 24 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.