Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-R. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit heroinë dhe kokainë;
-M. Z., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-G. D., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-E. A., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-P. K., 49 vjeç, banues në Laç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit:
-M. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Kolonja”, ka goditur me grushte shtetasin B. C.;
-T. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, ka goditur me grushte shtetasin Xh. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprimet të mëtejshme procedurale.