Tiranë – Vihen në pranga 5 shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin K. Sh., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj mbesës dhe kunatës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin Xh. T., 47 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • S. V., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;
  • E. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
  • Sh. N., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. K., 73 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.