Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasit F. B., 22 vjeç dhe G. Q., 23 vjeç, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se kanë vjedhur një pajisje pune industriale.
Gjithashtu, nga këta specialistë u arrestua shtetasi A. L., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ka dëmtuar disa orendi, në banesën e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë praë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.