Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin L. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Sh. P., 59 vjeç, banues në Kamëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- S. Z., 18 vjeç, banues në Fushë Kuqe, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë;
- I. Q., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Dibrës, ka aksidentuar shtetasin I. Q., 74 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë më pas, në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.