Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka kanosur ish-bashkëshorten e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin I. I., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një pompë uji dhe kabllo elektrike, në një pallat.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin kosovar K. R., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “5 Maji”, shtetasi K. R., duke drejtuar automjetin, për shkak të një manovre të gabuar, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. P. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. R. dhe pasagjerja në automjetin e tij, shtetasja A. R., si dhe pasagjerët e automjetit tjetër, shtetasit D. F., D. F., E. F. dhe M. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Xh., 21 vjeç, A. G., 27 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, gjatë ndeshjes së futbollit mes ekipeve Partizani – Tirana, kanë kryer veprime të dhunshme, duke hedhur lëndë piroteknike, ndërsa shtetasi A. G. ka hyrë në fushën ku zhvillohej ndeshja. Policia vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe procedimin penal dhe administrativ, të shtetasve të tjerë kanë kryer veprime të dhunshme dhe kanë lëndë piroteknike, gjatë dhe pas ndeshjes.
Më datë 06.03.2023, në rrugën “Niko Avrami”, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 35 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.