Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e 3 shtetasve të kërkuar, kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Si rezultat, u bë ndalimi i shtetasve:
-J. L., 26 vjeç dhe A. L., 52 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqjësor Tiranë ka caktuar ndaj tyre, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”;
-L. A., 29 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në pune” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.