Tiranë – Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ç., banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. H., 32 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur shtetasen M. K.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në fshatin Gosë e Madhe, Kavajë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase 37 vjeçe, pa dëshirën e saj.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja F. L., 32 vjeçe, se është larguar nga basesa dhë nuk është kthyer më, djali i saj 10 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.