Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin D. J., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin P. T., 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Më datë 23.06.2022, në PKK Rinas, u kap shtetasi në kërkim J. C., 46 vjeç, banues në Librazhd, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. 46-vjeçari iu dorëzuar DVP Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.
—-
Më datë 23.06.2022, shtetasi S. J., 29 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., 28 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Më datë 23.06.2022, shtetasja Q. M., 69 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja L. M.,35 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale