Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasin A. B., 20 vjeç, pasi në telefonin e tij janë gjetur programe që përdoren për vendosjen e lotove sportive.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 39 vjeç, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, në Tufinë, pa lejen e organeve kompetente.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T. (L)., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe disa mjete të ndryshme prerëse.
—–
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi dyshohet se në vitin 2019 ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, pa dëshirën e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.