Tiranë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit G. T.(Q.), 28 vjeç dhe E. Gj., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në një firmë, pasi ditën e djeshme, në Lundër, dyshohet se për shkak së mungesës së sigurimit teknik në punë, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Ibë. Si pasojë e plagëve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 12.10.2023, te diga e liqenit të Paskuqanit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi S. B., 20 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.