Tiranë – Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin B. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kapën dhe ndaluan shtetasin Ervin Paplekaj, 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. T., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.
—-
Më datë 18.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Ahmetaq, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht një automjet i parkuar tip “Volkswagen”. Punohet për saktësimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.