Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 21 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen A. L., 19 vjeçe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Shërbimet e Policisë, në rrugën “Sokrat Miho”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin M. K., dhe pasagjere shtetasen A. L., dhe gjatë kontrollit të çantës së dorës së shtetasit M. K., gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, ndërsa shtetasja A. L. nuk ka kallëzuar krimin.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A. M., 38 vjeç, banues në Paskuqan, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;
– E. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮♂️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮♂️🇦🇱