Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasve në kërkim:
– E. L., 24 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me burg për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”;
– E. Xh., 35 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. D., 44 vjeç, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur shtetasin Y. N., 56 vjeç.
—-
Me datë 23.12.2021, gjatë natës, në fshatin Luz i Vogël, në Qendrën Shëndetësore të fshatit, është vjedhur një laptop. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.