Tiranë – Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-G. A., 43 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R. S.;

-J. K., 37 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Shtetasi J. K. u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe për të shmangur masën administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. D., pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur dhe ka kryer veprime të turpshme ndaj saj.

Më datë 20.06.2022, shtetasi B. L., 32 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi H. L., 33 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.