Tiranë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një lokal, në rrugën “Teodor Keko”, i ka vjedhur telefonin një shtetasi (kamerier i lokalit).
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- V. D., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit;
- R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. S. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e dy automjeteve dhe pasagjerja e njërit nga automjetet, shtetasja A. K., 27 vjeçe (punonjëse policie, jashtë orarit të shërbimit), të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 48 vjeç, banues në fshatin Memzotaj, pasi disa nxënës të shkollës së këtij fshati kanë deklaruar se nuk janë ndjerë mirë pas konsumimit të disa produkteve që kanë blerë në dyqanin e këtij shtetasi.
Më datë 24.01.2023, shtetasi S. Y., 25 vjeç, ka kallëzuar se në Laprakë, në afërsi të vendit të quajtur “Guintash”, gjatë natës, i kanë vjedhur automjetin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, si dhe për gjetjen e automjetit.
Në rrugën “Teodor Keko”, gjatë natës, është vjedhur një shumë parash, në një zyrë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.