Tiranë – Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin J.(L). R., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në një garazh, në Rrugën e Kavajës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin L. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 po punojnë për kapjen e shtetases A. Ç., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi te Spitali Psikiatrik Nr. 5, ka kanosur një mjeke dhe i ka thyer telefonin asaj.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi S. T., 32 vjeç, punonjës në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, i cili ka kallëzuar se është larguar një 13-vjeçar që qëndronte në këtë institucion. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.