Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.