Tiranë – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë,për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ndaluan shtetasin në kërkim A. S., 42 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

-H. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në biznesin në administrim të tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, paketa cigaresh pa pullë fiskale, të dyshuara të kontrabanduara;

-A. Ç., 63 vjeç dhe R. Ç., 31 vjeç, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në motomjetin e shtetasit A. Ç., që ndodhej në afërsi të biznesit të shtetasit R. Ç., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, paketa cigaresh pa pullë fiskale, të dyshuara të kontrabanduara;

-S. V., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në biznesin e 43-vjeçarit , u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi bizhuterish floriri, për të cilën nuk dispononte faturë tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.