Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin R. P., 27 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, pasi 27-vjeçari ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. F., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasit:
– E. S., 28 vjeç dhe E. D., 31 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Rrugën e Kavajës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte shtetasin I. Gj., 34 vjeç;
– D. A., 38 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Brigada VIII”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A. P., 39 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.