Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. A., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. D., 45 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. Th., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës dhe kunatës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. A., 52 vjeç, pasi ka goditur me grusht shtetasin T. B., si dhe i ka marrë atij një kafshë (dhi).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:
- A. Xh., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes;
- D. Ç., 33 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur disa sende personale shtetasit F. O.;
- D. C., 27 vjeç, pasi ka përndjekur dhe shantazhuar një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin D. P., 58 vjeç, pasi kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- Xh. D., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
- A. S., 43 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në fshatin Brarë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë është dëmtuar një 12-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– A. B., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve L. L., 34 vjeç dhe M. C., 26 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. D., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.