Tiranë/Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin B. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një dyqan, në Rrugën e Elbasanit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. G., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar me forcë, një punonjës policie, për shkak të detyrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
- S. T., 56 vjeç dhe S. H., 57 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar fizikisht dhe me mjete prerëse me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
- A. H., 32 vjeç, dhe Z. V., 22 vjeç, të dy banues në Zall Bastar, pasi janë konstatuar duke prerë pemë, në mënyrë të paligjshme, në vendin e quajtur “Mal Vilzë”;
- L. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. M., 24 vjeç, banues në Ndroq, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- A. D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit;
- E. M., 24 vjeçe, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen S. D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.